FJALORI KATËRGJUHËSH i Daniil Voskopojarit

FJALORI KATËRGJUHËSH i Daniil Voskopojarit

12 në rezervë

Fjalori katërgjuhësh i D. Voskopojarit, i përgatitur nga N. Stylos, nuk është thjesht një qasje në shekullin e ri të një vepre që mungonte në bibliotekat tona të punës, por edhe një punim përfshirës i botimeve e ribotimeve të Fjalorit në shekullin e 19-të. Ai i përqas ato, krahason, vlerëson dhe gjen aty lëndë të pasur në funksion të idesë së tij për shkrimin e kryehershëm të shqipes…

SHKRIMTARI

Niko Stylo

Fjalori katërgjuhësh i D. Voskopojarit, i përgatitur nga N. Stylos, nuk është thjesht një qasje në shekullin e ri të një vepre që mungonte në bibliotekat tona të punës, por edhe një punim përfshirës i botimeve e ribotimeve të Fjalorit në shekullin e 19-të. Ai i përqas ato, krahason, vlerëson dhe gjen aty lëndë të pasur në funksion të idesë së tij për shkrimin e kryehershëm të shqipes. Ardhja e veprës në përmasa me të cilat ajo shpërfaqet, nderon autorin, por pasuron kulturën tonë kombëtare dhe lehtëson punën e studiuesve. Por dobësia e gjithë jetës shkencore dhe kurorëzimi i një pune të jashtëzakonshme të N. Stylos, është “Fjalori greqisht – shqip” i Panajot Kuptiorit. Bota shkencore kish njohur, në shekullin që lamë pas, botimin e kësaj vepre nga Titoo Johallas. Por ndryshe nga ky autor, ku fjalët e të dyja gjuhëve janë në greqisht, akribia shkencore e N. Stylos del në pah, së pari, në punën e admirueshme për të transkriptuar me alfabet latin a, më saktë, me alfabetin e shqipes, fjalësin shqip të fjalorit. Parathënia e veprës, ku parashtrohet e gjithë puna e bërë, gjetja e grafemave të sakta që t’u përgjigjen tipave tingullorë të shqipe janë ana më e spikatur e veprës dhe e punës këtij studiuesi.

Komente

Nuk ka komente ende.

Behuni i pari qe do shqyrtoni “FJALORI KATËRGJUHËSH i Daniil Voskopojarit”