EPOPEJA SKËNDERBEU (e-book)

EPOPEJA SKËNDERBEU (e-book)

Epopeja “Skënderbeu” u shkrua nga Grigor Stavridhis në Athinë për të marrë pjesë në konkursin poetik të marsit 1861. Meqë këtë vit, ky konkurs nuk u realizua, Stavridhisi, që iku për në Ohër në janar 1862, ia la dorëshkrimin, siç shkruan ai vetë, I. Sapunçievit, me lutjen që t’ia dorëzonte komisionit të konkursit gjer më 13 shkurt, gjë që dhe u krye, dhe më 28 mars çmimin e parë të këtij konkursi e mori A. Vizantios dhe Aleksandër Rizos Rangavis, që në konkursin e mëparshëm, si referues, i kishte dhënë çmimin e parë Grigor Stavridhiὅit pëὄ pὁemëὀ e tij “Armatolos” (“Armatoli”, kritikoi epopenë “Skëndenbeu”).

SHKRIMTARI

Niko Stylo

Duke lexuar epopenë “Skënderbeu”, e konsiderova detyrim ta bëja të njohur dhe te lexuesit grekë, dhe prandaj fillova me shumë mundim transkriptimin, se dorëshkrimi në disa fjalë lexohet me vështirësi. Pasi mbarova kopjimin bëra krahasimin dhe me tekstin, që kemi në botimin bullgar26 të kësaj epopeje, që u krye në Sofje më 1969 nga Akademia e Bullgarisë. Krahasimi, që bëra, ishte mjaft i vlefshëm se, në fjalët, që lexoheshin me vështirësi, të cilat i pashë të mos përputheshin me botimin bullgar, i shqyrtova përsëri me kujdes të madh dhe sa prej tyὄe i gjeta t’i kisha unë gabim, thjeὅht i korrigjova.

Në këtë pikë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë zonjën Ana Kapetanova nga shqipfolësja Madrica e Bullgarisë, që më dërgoi botimin bullgar të këtij libri. Ngaqë gjuha, të cilën përdor Stavridhisi, sot në Greqi është e pakuptueshme, e përktheva të gjithë veprën në greqishten e re, duke ndjekur besnikërisht metrin pesëmbëdhjetë rrokësh.

Ngaqë Skënderbeu nga shumë njerëz karakterizohet mbret i Epirit, i cili sot është ndarë në dy shtete, kisha mendimin që ky libër të dilte dhe në gjuhën shqipe. Mendim, që e gjeti shumë të drejtë dhe poeti, shkrimtari dhe përkthyesi nga Dhërmiu i Himarës, Llambro Ruci, i cili mori përsipër, nga përkthimi im në greqishten e re, të bënte një përkthim të ri në shqip të kësaj epopeje. Duke endërruar jo vetëm bashkëjetesën paqësore, por edhe atë miqësore mes popujve fqinj dhe vëllezër shqiptar, grek e bullgaromaqedonas dhe duke besuar se erdhi koha, që në Ballkan të largohen kufijtë, shpresoj që ky libër, – i cili është një himn për shqiptarët, shkruar në greqisht, nga bullgari apo sllavo-maqedonasi poet “grekoman”, siç e quan mësuesi i tij shumë i dashur D. Maladini, – të jetë një blatim për realizimin në një kohë sa më të shkurtër të kësaj ideje që, për çrrënjosjen dhe flakjen e pengesave ideologjike kufitare, parakusht themelor është shuarja e ëndërrave nacionaliste ekspansioniste të të gjithë anëve.

Përktheu: Llambro Ruci
Redaktimi (përkujdesja) i origjinalit: Niko Stylos

Komente

Nuk ka komente ende.

Behuni i pari qe do shqyrtoni “EPOPEJA SKËNDERBEU (e-book)”