Gazeta Lajm

Niko Stylos jeton në Mülheim an der Ruhr, në një qytet mesatarisht të madh gjerman. Ka vite që përmes mediave isha njohur me hulumtimet e tij të antikitetit, hulumtime këto që dëshmojnë se gjurmët e shqipes i kanë bërë ballë kohës dhe ende ekzistojnë të skalitura në gurë. Kush është Niko Stylos? Ai është i lindur në fshatin Ftinë të Prevezës. Ka studiuar në Itali statistikën dhe në Gjermani për ekonomi. Ka punuar më pas si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve. Me gjuhën greke në kuptimin e vërtetë të fjalës ai erdhi në kontakt vetëm në shkollë. Kush fliste shqip në shkollë, ndërkaq ndëshkohej nga mësuesit. Por kjo atë nuk do ta dekurajojë.

Kështu ai filloi të intersohet për arvanitishten, pra gjuhën shqipe. Ai gjeti fjalorin e Frang Bardhit latinisht-shqip dhe kjo bëri që të bindet se ajo që mësonte në shkollë nuk ishte e vërteta. Përkundrazi, e vërteta fshihej për arvanitasit.

Më vonë ai vetë do të bëjë zbulime të rëndësishme përhistorinë e shqipes. Në mbishkrimet e padeshifruara deri atëherë me alfabet grek të pellgut të Mesdheut, shumë prej tyre në gjuhën etruske, Niko Stylos do të bëjë deshifrimin e tyre përmes gjuhës së tij amtare dhe me librat që do të shkruajë më vonë do të nxjerrë një të vërtetë të fshehur: këto epigrame janë në gjuhën e lashtë shqipe.

Niko Stylos me studimet e tij do të hedh poshtë tezat kinse shkencore që thonë se arvanitasit kishin ardhur në mesjetë nga Shqipëria në Greqi. Përmes zbërthimit të mbishkrimeve me alfabetin jonik ai dëshmon se shqiptarët në Greqi jo që nuk janë ardhacakë, por ata janë edhe më të vjetër se vetë grekët.

Shkruaj nje koment

Newsletter