Dinjitet dhe qartesi

Niko Styllos ka hyrë dinjitetshëm në kulturën shqiptare me tri profile veprash: me vepra të mirëfillta shkencore, që lidhen me historinë e shqipes, sidomos të asaj që ai e quan arvanitase; me ribotimin, përmes transkriptimit dhe pajisjes me parathënie të plota të veprave leksikografike në shekuj, në të cilat shqipja del si një nga gjuhët e fjalorëve; me krijimtari të mirëfilltë artistike në shqipe e në greqishte, për të treguar jo vetëm talentin e tij krijues, por duke shpërfaqur edhe mundësitë e aftësitë shprehëse të jashtëzakonshme të dy gjuhëve.

Niko Stylos ka ndërmarrë me sukses studime shkencore e ka hartuar vepra të tilla të mirëfillta, si “Etruskishte-Toskërishte” apo “Leksikografia Toske nga Th. Kavalioti gjer te K. Kristoforidhi” dhe ka disa të tjera të përfunduara. Puna e tij është vlerësuar dhe pasqyruar me repsekt në shumë media vizive apo të shkruara ne Shqipëri dhe jashtë saj.

Shkruaj nje koment

Newsletter